Florent Hadergjonaj po shkëlqen në futbollin elitar në Gjermani.
Por jo vetëm në mbrojtje, pasi anësori i djathtë ka shpërthyer edhe në sulm duke shënuar gol.
Skuadra e tij Ingolstadt ka zhvilluar një ndeshje tejet të rëndësishme ndaj Mainz 05, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2-1.
Talenti i madh kosovar, arriti të shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 73-të të ndeshjes.
Mbrojtësi i djathtë shënoi nga krahu i djathtë i sulmit duke befasuar portierin mysafir.
Në rrjetet sociale, tifozët gjerman e kanë cilësuar si ndër golat më të mirë të vitit, duke komentuar se mund të zgjidhet më i miri në Bundesliga për këtë stinorë.
Pas kësaj fitore, Ingolstadt mbanë gjallë shpresat për mbijetesë pasi ndodhet në pozitën e 17-të me 22 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/