Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili ka zhvilluar edhe një ndeshje të mirë me Bolognën në Serie A.
Reprezentuesi i Zvicrës, ka qenë titullar me skuadrën e tij Bologna në takim ndaj Palermos që e fituan me rezultat 3-1.
Në minutën e 67-të të ndeshjes, tetovari realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës 16 metërshit pas një goditje të fortë.
Ky ishte goli i parë këtë edicion në Serie A për Xhemailin i cili ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=g8UBsaMOwkU