Site icon Telegrafi

Super emocione, ekipi shqiptar i CS:GO Bad News Eagles mposhtin ekipin rus në Rumani

(Foto: HLTV)

Yjet e ekipit shqiptar Bad News Eagles kanë dalë fitues në ndeshjen debutuese kundër ekipit rus, Entropiq, në kualifikime për turneun më të madh të CS:GO në Bukuresht të Rumanisë.

Ekipi shqiptar është më afër se kurrë për të shkruar historinë dhe për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Në super ndeshjen kundër ekipit të 14 në ranglistën botërore të CS:GO, Entropiq, lojtarët shqiptarë pas një fillimi jo aq të mirë në pjesën e parë, arritën ta përmbysin rezultatin për të shkuar kështu në vazhdime dhe për të dalë fitues në fund me rezultat 19:17, shkruan Telegrafi.

Një lojë të mirë kanë treguar të gjithë lojtarët e Bad News Eagles, por dy lojtarët kyç ishin ‘rigoN’ dhe ‘juanflatroo’ të cilët shkëlqyen për ta ndihmuar ekipin e tyre drejt fitores.

Bad News Eagles do të zhvillojë tjetër ndeshje sot (e enjte) më vonë, e që kundërshtari ende nuk dihet.

Lexo po ashtu Momenti epik i Juanflatroos kundër ekipit rus u bë edhe më sensacional me komentimin e Xhocit

Të gjitha lojërat e ekipit Bad News Eagles, do të transmetohen nga streameri i njohur shqiptar: Ernest ‘xhocii’ Xhoci.

Ndeshjet e tyre mund t’i ndiqni këtu: twitch.tv/xhocii


Përbërja e ekipit Bad News Eagles:

Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner)


/Telegrafi/

Exit mobile version