Nevojiten:
* 200 gr tortelini me djathë
* 2 kube supë e gatshme viçi
* 1 lugë kafeje borzilok
* 30gr gjalpë
* majdanoz
* 1l ujë
* kripë dhe piper i zi
Gatimi:
Në tenxheren me ujë në zjarr i vëmë dy kubet e supës së viçit për zierje.
Në ujin e valuar në tenxhere tjetër i vëmë tortelinat për zierje. Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe ziejmë 15 minuta.
Tortelinat e ziera i derdhim në kullojës. Tortelinat e kulluara i shtojmë në tenxheren me supë. Pastaj, në tenxhere e shtojmë gjalpin, majdanozin e grirë dhe borzilokun dhe i përziejmë.
Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe ziejmë për një kohë të shkurtër.
Me garuzhdë marrim nga supa dhe vëmë në pjatë të thellë. Mbi supë hedhim parmëzën dhe majdanoz të grirë. /Telegrafi/