Për 4-5 persona duhen:
* lëng mishi 1,5 litra
* oriz 4 lugë gjelle
* gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
* 1 të verdhë veze
* 1/2 kokrre limon
* majdanoz, kripë, piper i zi.
Përgatitja:
Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta.
Në fund supës i shtohet pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve.
Në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak lëng supe.
Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës.
/Telegrafi/