Përgatiti: Eda Zari
Për një racion, nevojiten:
* 1 fetë mish viçi
* 1-2 copë karota
* 3-4 boçëza lulelakër
* 1/2 luge gjelle oriz
* 1 kokërr patate mesatare
* 2-3 gjethe spinaq
* 1 lugë kafeje gjalpë
* 2 fije majdanoz
* lëng mishi ose ujë
Gatimi:
Mish viçi tul zihet dhe më pas e grijmë dy herë në makinën grirëse ose e presim imët në fije të holla. Në lëngun e mishit të valuar hedhim perimet e lara e të qëruara prerë në formë kubike.
Në fillim hedhim karotat, lulelakrën,orizin, në fund spinaqin dhe mishin e grirë.
Supa shijohet duke i hedhur gjalpin, kripën, si dhe majdanozin e freskët grirë imët.
Shënim: Kjo supë mund të përgatitet edhe pa mish (ose me mish pule të freskët). /Telegrafi/