Site icon Telegrafi

Supë me gështenja

Një pjesë më e vogël e supës është zgjedhja perfekte për meze, ndërsa do t’ju shërbejë me bukë krokante dhe një pjatë sallatë për drekë ose darkë

Përbërësit (për 4 deri në 6 persona):

▪ 400 gr gështenja të pjekura dhe të qëruara
▪ 1600 ml lëng perimesh
▪ 4 lugë vaj ulliri
▪ pak arrëmyshk i grirë në rende
▪ 2 presh më të vegjël
▪ 4 kube selino
▪ kripë dhe piper
▪ qumësht i yndyrshëm për servirje
▪ një grusht i vogël majdanoz të grirë për servirje

Përgatitja:

Pritini gështenjat në një kryq me thikë. Më pas vendoseni në një tenxhere me ujë dhe lëreni ujin të vlojë. Më pas i kulloni, i vendosni në një enë pjekjeje dhe i piqni në 220 gradë Celsius 20 deri në 25 minuta.

Kur të jenë gati i mbështillni me një peshqir kuzhine dhe i lini të qëndrojnë për disa minuta.

Kaurdisni preshin dhe selinon të grirë në 4 lugë vaj ulliri të ngrohur për rreth 5 minuta. Shtoni gështenjat e grira trashë, i skuqni për një minutë, dhe shtoni lëng perimesh, arrëmyshk, kripë dhe piper.

Lëreni të vlojë, zvogëloni nxehtësinë dhe ziejeni për gjysmë ore. Lëreni supën të ftohet pak dhe më pas imtësojeni në një blender ose mikser.

Shërbejeni me një lugë salcë kosi, majdanoz të grirë dhe pak gështenja të grira hollë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version