Përbërësit:
▪ 250 gr karotë
▪ 125 ml lëng portokalli
▪ 1 kokërr qepë (e vogël)
▪ 5 gr rigon
▪ 10 gr kripë
▪ 1 gr piper i zi
▪ 500 ml ujë
▪ 10 gr mëlmesa
▪ 50 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Pritini karotat në formë kubash të vegjël ndërsa qepën grijeni sa më imët.
Kavardisni karotat dhe më pas shtoni edhe qepët.
Pasi të jenë skuqur disi shtoni ujë dhe lëngun e portokallit së bashku me mëlmesa, kripën, rigonin e piperin dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët.
Në fund shërbejeni supën të ngrohtë pa harruar t’i shtoni pak krem sipër.