Telegrafi

SunyPaus zgjidhet MVP i turneut të CS:GO – IEM Dallas

(Foto: HLTV)

Alvaro “⁠SunPayus⁠” Garcia është emëruar MVP i IEM Dallas, pasi ekipi i tij mundi MOUZ në finalen e madhe.

Spanjolli është bërë lojtari i parë nga vendi i tij që fiton një çmim të MVP.

Ai ishte fantastik gjatë gjithë turneut, po ashtu edhe në finalen e madhe ku realizoi 45 eliminime.

Rivali i tij më i madh për çmimin MVP ishte kundërshtari i tij në finalen e madhe David “⁠frozen⁠” Cerbansky.

(Foto: HLTV)

Turneu IEM Dallas përfundoi ime fitore të ekipit ENCE, të cilët morën me vete çmimin prej 100.000 dollarësh. /Telegrafi/