Site icon Telegrafi

Sundimtari i Dubait ka hakuar telefonin e ish-gruas së tij, Princeshës Haya të Jordanisë

Gjykata e Lartë ka gjetur se sundimtari i Dubait, Sheiku Mohammed Al Maktoum, ndërhyri në drejtësinë britanike duke urdhëruar hakimin e telefonit të ish-gruas së tij, Princeshës Haya të Jordanisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në shënjestër ishin gjithashtu edhe telefonat e avokatëve të saj gjatë çështjes së kujdestarisë nga divorci, sipas gjykatës.

Princesha Haya tha se zbulimi e kishte bërë atë të ndihej e “pushtuar”.

Mirëpo, Sheiku Mohamed i ka mohuar pretendimet për hakimet.

Gjykimet e Gjykatës së Lartë janë një goditje për sheikun dhe një zbulim i mëtejshëm në lidhje me trajtimin e tij ndaj anëtareve gra të familjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version