Site icon Telegrafi

Sunderlal Bahuguna, kush ishte njeriu që e mësoi Indinë “të përqafonte pemët”?

“Ne po ushtrojmë dhunë ndaj tokës, ndaj natyrës. Ne jemi bërë kasap të natyrës”, i kishte thënë një herë Sunderlal Bahuguna një intervistuesi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Bahuguna, i cili vdiq nga Covid-19 të enjten në moshën 94 vjeç.

Ai ishte i njohur në të gjithë botën si njeriu që i mësoi indianët të përqafonin pemët për të mbrojtur mjedisin.

Ai ishte një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes Chipko në Indinë veriore në vitet 1970. Në hindisht, chipko fjalë për fjalë do të thotë “përqafim”.

Dhe duke dëgjuar thirrjet nga Bahuguna dhe aktivisti tjetër Chandi Prasad Bhatt, burra dhe gra në Himalajet indiane përqafuan dhe u “lidhën zinxhirë” me pemët për të ndaluar prerjet nga sharrëxhinjtë.

Dhe ishte një thënie simbol e fuqishme që përcillej me veprimin: ‘Trupat tanë para pemëve tona’.

Ajo gjithashtu u bë një lëvizje që solli në vëmendjen e botës shkatërrimin e shkaktuar nga kriza mjedisore në malet më të larta të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version