Pas incidentit që Bersant Celina kishte me disa tifozë të Twntes të cilët hapën pankartën “Kosova është Serbi’, sulmuesi i Twentes, Enes Unal, ka dal në përkrahje të yllit nga Kosova.
Turku i huazuar nga Manchester City ka postuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një tekst emocionues.
“Të dy duam të luajmë për këtë klub. Nuk mund të shpjegoj sa shumë jam i emocionuar të luaj në këtë stadium dhe disa individ/situata nuk mund ta ndryshojnë këtë. Sot shoku im ishte në situatë të vështirë dhe doja të thoja se unë jam kundër këtyre situatave. Do jem gjithmonë pas teje shoku im. Edhe një herë: Ne dy duam të luajmë për këtë skuadër, pa marrë parasysh çka thonë disa individë. Me gjithë dashurinë dhe respektin tim”, ka shkruar Unal.
Normalisht nuk ka munguar edhe komenti nga Celina, i cili tregon dashurinë dhe respektin për bashkëlojtari e tij turk. /Telegrafi/