Telegrafi

Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni vazhdon shkëlqimin në Austri, shënon dy herë në fitoren e Tirol

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni vijon të shkëlqejë në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka shënuar dy herë në fitoren Tirolit ndaj Altach, që u mbyll me rezultatin 3-0.

Ai ka vuajtur nga një dëmtim për disa javë, por është kthyer fuqishëm në ndeshjet e fundit, ku e ka gjetur rrjetën rregullisht.

Vrioni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të, pasi ekzekutoi saktë një penallti me klasë të lartë.

Ai shënoi edhe njëherë në minutën e 88-të për ta vulosur fitoren e Tirolit, duke kaluar portierin dhe duke tundur rrjetën.

Me dy golat e sotme, Vrioni shkon në kuotën e 9 golave në kampionat, duke mbajtur pozitën e dytë.

Më mirë se sulmuesi shqiptar ka shënuar vetëm ylli i RB Salzburgut, Karim Adeyemi, që ka dërguar 11 herë topin në rrjetë. /Telegrafi/