Site icon Telegrafi

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi gjen golin e parë në Angli me fanellën e Sheffield Wednesday

Florian Kamberi ka realizuar golin e parë me fanellën e Sheffield Wednesday në League One.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur sërish nga minuta e parë kundër Rotherham.

Pas një pasimi nga krahu i djathtë sulmuesi u gjend mirë në zonë nga ku nuk mund të gabonte për të tundur rrjetën për 1-0.

Menjëherë nisi edhe festa me tifozët, për t’u çliruar edhe në aspektin psikologjik pasi po i mungonte goli.

Ky ishte goli i parë që sulmuesi arrinte ta shënonte me fanellën e ekipit të Sheffield Wed.

Ndeshja u mbyll 2-0 dhe Sheffield Wednesday është lider me 10 pikë pas katër ndeshjeve në kategorinë e tretë të futbollit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version