Sulmuesi i Qarabag, Ibrahima Wadji shënon gol me dorë kundër Marseilles në ndeshjen e play-off-it të Ligës së Konferencës, por trajneri i tij Gurban Gurbanov i tha lojtarit t’i tregonte gjyqtarit se ishte lojë me dorë dhe goli u anulua.
Sulmuesi përdori haptazi dorën për të mposhtur portierin e Marseille, Steve Mandanda në minutën e 34-të dhe goli u pranua.
Kjo për shkak se nuk ka VAR deri në finale në garën e Ligës së Konferencës.
Lojtarët e Marseille ishin të tërbuar, por Wadji u bë ‘memec’ për plot tre minuta ndërsa protestat vazhduan.
Por më pas trajneri i skuadrës azerbajxhanas Gurban Gurbanov foli me sulmuesin e tij dhe i tha të tregonte se goli u shënua me dorë.
Wadji shkoi dhe i tregoi gjyqtarit i cili më pas dha një goditje dënimi për ekipin francez.
🎙️ Ibrahima Wadji, qui a reconnu auprès de l’arbitre avoir marqué de la main, dans l'After RMC :
« Guendouzi m’a dit : 'Si tu es musulman, Dieu va te punir si tu ne dis pas la vérité !’ » pic.twitter.com/Bf7EdPWiE1
— Chroniques225 Relais (@Chroniques225Re) February 25, 2022
Marseille kryesonte 1-0 në atë kohë falë golit hapës të Papa Gueye në minutën e 12-të.
Matteo Guendouzi shtoi edhe një për francezët në minutën e 77-të, ndërsa ndeshja në fund u mbyll 3-0 me golin e Konrad de La Fuente në fund.
⏱ 90’ | 0️⃣ – 3️⃣
𝗧𝗘𝗥𝗠𝗜𝗡𝗘́ ! L’OM se qualifie pour le prochain tour de l’@europacnfleague 💪
Nos Olympiens connaitront demain leur adversaire pour les 1/8e de finales 🔜#QFKOM | #UECL pic.twitter.com/dw5c0PfYWK— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) February 24, 2022
Në total Marseille fitoi 6-1 për të kaluar në fazën tjetër të kësaj gare. /Telegrafi/