Roma është duke menduar për sulmuesin e Marseille, Michy Batshuayi, si zëvendësim për Edin Dzekon.
Sulmuesi boshnjak, i cili u transferua nga Manchester City, ka dështuar të tregojë pritshmëritë në Stadio Olimpico.
Corriere dello Sport raporton se Walter Sabatini do të përpiqet të sjellë një sulmues të mirë, para se të largohet Dzeko.
22-vjeçari Batshuayi është një nga lojtarët që po monitorohen nga drejtori i Romës.
Çmimi i tij është rreth 35-40 milionë euro, ndërsa nënshkrimin e tij e kërkojnë edhe Juventusi, Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi. /Telegrafi/