Telegrafi

Sulmuesi i Manchester United dëmtoi pikën e bardhë para se të gjuante penalltinë lojtari i Copenhagen nga ku gaboi

Në Grupin A të Ligës së Kampionëve, Manchester United fitoi ndaj Copenhagen në Old Trafford me rezultat minimal 1-0 , pavarësisht se vuajti shumë.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 72-të dhe nga Harry Maguire me kokë.

Por rezultati ka mundur të jetë ndryshe pasi në minutën e 96-të u akordua një penallti për mysafirët, por portieri i Man United, Andre Onana bëri një pritje të shkëlqyer nga gjuajtja e Jordan Larsson.

Lexo po ashtu Onana flet për penalltinë e pritur dhe ka disa fjalë për tifozët e United: Unë thjesht po bëj punën time

Menjëherë pas ndeshjes, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një video e anësorit të Manchester United, Alejandro Garnacho, i cili dëmtuar pikën e bardhë nga ku u gjuajt penalltia.

Argjentinasi u përpoq t’ua vështirësonte kundërshtarëve dhe ia doli. Trajneri i tij Erik ten Hag nuk e komentoi këtë lëvizje pas ndeshjes. /Telegrafi/