Sulmuesi Edi Sylisufaj ka shënuar golin e parë në Suedi me fanellën e Falkenbergs FF.
I riu nga Tropoja i cili është pjesë e Kosovës U21, e ka gjetur rrugën e rrjetës pas ndeshjes së tretë.
Sulmuesi nuk festoi në fund, pasi ekipi i tij u mund nga Osters me rezultat 2-1.
Edi Sylisufaj! FFF leder mot Öster pic.twitter.com/rRNnPfQfIJ
— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) April 24, 2021
Sylisufaj spikati sezonin e shkuar, duke shënuar 7 gola në 25 ndeshje në elitën e futbollit suedez.
Aktualisht ekipi i tij luan në Superttan, apo nivelin e dytë të futbollit suedez. /Telegrafi/