Site icon Telegrafi

Sulmuesi filloi të godiste me thikë pasagjerët në metronë e Tajvanit – ata bashkuan forcat për ta ndalur

Një video amatore e regjistruar me telefon të mençur, shfaq momentin kur brenda një treni të metrosë në pjesën qendrore të Tajvanit një burrë sulmon me thikë pasagjerët.

Gjykuar nga pamjet, sulmuesi mbante një thikë gjigante në dorë, me të cilën sulmonte pasagjerët pa ndonjë arsye, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e atjeshme thonë se dy sulm të ngjashme kanë ndodhur një ditë më parë.

Në anën tjetër policia njoftoi se bëhet fjalë për të dyshuarin 20-vjeçar të identifikuar vetëm si Hung, i cili është arrestuar në qytetin Taichung.

Ai së bashku me dy viktimat të moshës 17 dhe 27-vjeç, po trajtohen në spital si rezultat si plagëve të marra nga sulmi me thikë.

Edhe sulmuesi ishte lënduar, pasi pasagjerët bashkuan forcat për ta ndaluar, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version