Telegrafi

Sulmuesi i Charltonit shënon penalltinë më të ‘qetë’ ndonjëherë në futboll, Lyle Taylor godet ‘pa ndjenja’ në minutën e fundit

Lyle Taylor ka shënuar një penallti shumë interesante në minutat e fundit të një ndeshje të Charlton Athletic këtë fundjavë.

29-vjeçari ishte vendimtar në ndeshjen e pasdites të së shtunës kundër Barnsleyt kur skuadrës së Lee Boëyer iu dha një penallti në minutën e fundit.

Barnsley ishte duke fituar me rezultat 2-1, por një faull i mbrojtësit Bambo Diaby në mesfushorin Conor Gallagher, i dha Charltonit një rrugë shpëtimi në minutën e 90-të.

Shumë do të shkatërroheshin nën presion, por Taylor pati besim të madh në vete dhe shpëtoi ekipin duke ia nxjerr një pikë.

Dhe kur themi pati besim, është fjala për penalltinë më të ‘relaksuar’ ndonjëherë.

Taylor vendoi të ecte disa hapa deri kur arriti tek topi, të cilin me lehtësi e gjuajti në kahen e kundër të portierit.

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i Charltonit ka tërhequr ka shënuar penallti me këtë teknikë.

Ai e bëri këtë edhe në ndeshjen kur ndihmoi skuadrën e tij të arrinte në finalen e ‘play-off’ sezonin e kaluar. /Telegrafi/