Një gjykatë në Francë e ka dënuar me dy muaj burg mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Serge Aurier, pasi është shpallur fajtor për shkak të një përplasjeje me policinë.
Më 30 maj, 23-vjeçari kishte reaguar dhunshëm ndaj policëve jashtë një klubi në Paris. Burime të AFP kanë thënë se ai e kishte ofenduar dhe goditur një polic jashtë klubit të natës.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është dënuar edhe me gjobë prej 600 eurosh, ndërsa do të paguajë edhe 1.500 euro shpenzimet e gjykatës.
Dënimi është i ‘konvertueshëm’ që do të thotë se Aurier nuk do të shkojë në burg, porse do të kryejë shërbime ndaj komunitetit. /Telegrafi/