Gjatë një ndeshjeje futbolli të rinjsh në Badalona, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar. Përpos mungesës së respektit ndaj një gjyqtareje futbolli, pati edhe frikë se situata mund të kishte përfunduar shumë më keq.
Në fund të lojës, trajneri i Bufala, Luis Morales, ka vrapuar në mënyrë shumë të keqe drejt gjyqtares së ndeshjes për ta qortuar për gjykimin, madje e kërcënoi se do ta sulmonte ndërsa ajo i kishte kthyer shpinën.
Gjyqtarja Maria Garcia, tregoi gjakftohtësi dhe personalitet dhe nuk u frikësua nga episodi, i cili për fat të mirë nuk shkoi shumë larg.
Klubi dënoi veprimin e trajnerit të tij përmes rrjeteve të tij sociale dhe pohoi marrjen e masave ndaj tij, duke raportuar largimin nga posti i tij.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, gjithashtu u raportua se nuk ishte hera e parë që ky trajner kryente një veprim të tillë, pasi gjatë një ndeshjeje tjetër dy sezone më parë pati edhe një tjetër sherr me stolin rival. /Telegrafi/
https://twitter.com/pavelfernandez_/status/1517934222878588928