Telegrafi

Sulmohet ish-kryeministri pakistanez, qëllohet me armë në këmbë

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është qëlluar në këmbë, në atë që mbështetësit e tij thonë se ishte një tentimvrasje.

Raportohet se një person hapi zjarr, derisa ish-kryeministri po mbante një fjalim para mbështetësve të tij në Wazirabad, transmeton Telegrafi.

Gazetarja e Sky Neës, Cordelia Lynch që ishte në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se po qëndronte pranë Khanit dhe kishte parë momentin kur politikani pakistanez është qëlluar.

Khan është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, kurse mbështetësit e tij thanë se ai i mbijetoi tentimvrasjes.

Në anën tjetër, policia pakistaneze nuk ka dhënë detaje për këtë sulm apo nëse personi që ka shtënë mbi Khanin është arrestuar. /Telegrafi/