Site icon Telegrafi

“Sulmi zgjati tre minuta”: Publikohen detajet e vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian

Shkencëtari bërthamor iranian u vra të premten në lindje të Teheranit duke u qëlluar nga një mitraloz me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, tha të dielën agjencia gjysmë zyrtare Fars News.

Me zyrtarët e lartë iranianë që fajësojnë Izraelin, lideri suprem Ayatollah Seyyed Ali Khamenei dhe të tjerët kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte shkencëtari kryesor bërthamor i vendit.

Dhe ndërkohë kishte të dhëna kontradiktore nga agjencitë iraniane të lajmeve rreth mënyrës se si u zhvillua sulmi, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Një raport i botuar të dielën nga Fars News tha se Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij të premten në një makinë “të papërshkueshme” nga plumbat, së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë, kur dëgjoi se diçka që tingëllonte si plumba po godisnin një automjet dhe ai doli nga makina për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur.

Lexo po ashtu "Mbajeni mend këtë emër, Fakhrizadeh", kishte thënë kryeministri izraelit: Por kush ishte shkencëtari ‘me tri pasaporta’ i vrarë në Iran?

Kur ai doli nga automjeti, një mitraloz me telekomandë hapi zjarr nga një Nissan që ishte i ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh, tha Fars News.

Fakhrizadeh u qëllua të paktën tri herë, sipas Fars News. Edhe truproja i tij u qëllua. Pas të shtënave me armë, Nissan shpërtheu, njoftoi Fars News, duke shtuar se sulmi zgjati tre minuta.

Në këtë drejtim CNN shkruan se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur versionin e ngjarjeve të agjencisë së lajmeve.

Po sipas CNN, përcjell Telegrafi, agjencia gjysmë zyrtare Iraniane e Lajmeve të Studentëve (ISNA) gjithashtu raportoi se makina e Fakhrizadeh u godit nga të shtënat me armë, e ndjekur nga një shpërthim dhe më shumë zjarr, duke cituar Ministrin i Mbrojtjes iraniane Brig. Gjeneral Amir Hatami.

“Bazuar në raportet e marra nga anëtarët e tij të sigurisë, automjeti i z. Fakhrizadeh fillimisht u shënjestrua nga të shtënat me armë, pas së cilës një automjet Nissan i ngarkuar me eksploziv u nis në afërsi të tyre pasi të shtënat me armë, duke synuar automjetin e tyre, po vazhdonin”, ka thënë Hatami, sipas ISNA.

Ndërkohë, IRIB, televizioni shtetëror iranian, tha se shpërthimi ndodhi i pari, pasuar nga të shtënat me armë nga sulmuesit.

Lexo po ashtu Çfarë pritet të ndodhë pas vrasjes së shkencëtarit më të shquar bërthamor të Iranit?

Seyed Kamal Kharrazi, kreu i Këshillit Strategjik të Iranit për Marrëdhëniet e Jashtme, e krahasoi vrasjen me vrasjen e Qasem Soleimani, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës Islamike.

Soleimani, udhëheqësi i i Trupave të Gardës Revolucionare Revolucionare Islamike, u vra në një sulm me dron amerikan në fillim të këtij viti në Irak.

Fakhrizadeh ishte kreu i qendrës kërkimore të teknologjisë së re në elitën e Gardave Revolucionare dhe ishte një figurë kryesore në programin bërthamor të Iranit.

Dhe për këtë vrasje, liderët iranianë fajësojnë Izraelin. /Telegrafi/

Exit mobile version