Site icon Telegrafi

Sulmi i SHBA-së në Siri vret një nga milicët dhe plagos disa të tjerë

Një sulm ajror amerikan në Siri ‘shënjestroi’ objektet që i përkisnin një grupi të fuqishëm të armatosur irakian të mbështetur nga Irani, duke lënë të vdekur një nga milicët e tyre si dhe duke plagosur disa të tjerë, ka deklaruar të premten një zyrtar i milicisë irakiane.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Pentagoni tha se sulmet ishin hakmarrje për një sulm me raketa në Irak në fillim të këtij muaji që vrau një kontraktor civil dhe plagosi një anëtar të shërbimit amerikan dhe trupa të tjerë të koalicionit.

Zyrtari i milicisë irakiane tha për AP se sulmet kundër Kataeb Hezbollah ose Brigadave Nezbollah, goditën një zonë përgjatë kufirit midis qendrës siriane të Boukmal përballë zonës Qaim në anën irakiane.

Lexo po ashtu SHBA fillon një sulm ajror në Siri, në veprimin e parë ushtarak të administratës Biden

Ai foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për sulmin.

Grupet e mbikëqyrjes së luftës në Siri thanë se sulmet goditën kamionë që po i zhvendosnin armët në një bazë për milicitë e mbështetura nga Irani në Boukamal. /Telegrafi/

Exit mobile version