Një luftë në hije prej dekadash shpërtheu brenda natës, ndërsa dronët dhe raketat iraniane ndriçuan qiellin e natës në Izrael.
Mbi 300 dronë dhe raketa fluturuan mbi fqinjët e Iranit, duke përfshirë Jordaninë dhe Irakun, të dyja shtete me baza ushtarake amerikane, përpara se të depërtonin në hapësirën ajrore të armikut të Iranit, Izraelit.
Aleatët e Izraelit ndihmuan në rrëzimin e pjesës më të madhe të raketave, por nuk mundën ta parandalonin atë që besohej prej kohësh të ishte skenari i fundit të Lindjes së Mesme, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Por, sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome nuk i zhgënjeu izraelitët.
Vetëm një pjesë e vogël e territoreve izraelite u sulmua, duke përfshirë një bazë ushtarake dhe një zonë në shkretëtirën Negev.
Megjithatë, ishte operacion që dukej i projektuar për të dështuar, që kur Irani nisi raketat rreth 1,600 kilometra larg.
Ndryshe, bota “mbajti frymën” për katër orë ndërsa armët vërshuan qiellin e natës.
Bëhet e ditur se 99 për qind e këtyre mjeteve luftarake janë rrëzuar, ndërsa tani situata qëndron e qetë. /Telegrafi/