Telegrafi

Sulme terroriste para finales, policia po tenton të vendos gjithçka nën kontroll (Foto)

Finalja mes Francës dhe Portugalisë ka ngritur të gjithë forcat e sigurisë franceze në këmbë.

E gjitha kjo pasi po dyshohet për sulme terroriste para ndeshjes së madhe në Euro 2016.

Sipas Sky Sport, është gjetur një çantë e dyshimtë para hotelit të përfaqësues së Francës, e cila është vënë menjëherë nën kontroll nga skuadra anti-bombë.

Rrugët rreth hotelit janë evakuuar dhe çdo gjë është nën vëzhgim nga autoritet vendase. /Telegrafi/