Nga një sulm me thikë në një spital në jugperëndim të Kinës, kanë humbur jetën të paktën dy persona dhe 21 tjerë janë lënduar.
Sulmi me thikë ndodhi në orën 11:37 në spitalin Zhenxiong në provincën Yunnan, ka njoftuar policia kineze, transmeton Telegrafi.
Imazhet e publikuara nga gazeta kineze The Paper treguan një burrë në të zeza, duke mbajtur thika në të dyja duart brenda spitalit.
Policia tha se i dyshuari është nga qyteti Poji në Zhenxiong, por mbetet e paqartë nëse sulmuesi është arrestuar.
Raportet e medias shtetërore më herët thanë se 23 persona u plagosën, por zyrtarët e kanë rishikuar numrin e tyre në rënie.
“Aktualisht, të plagosurit po marrin trajtim në spital. Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/