Të paktën 11 persona u vranë në një shpërthim në një xhami në Afganistanin verior, gjatë funeralit të një zëvendës guvernatori taleban, i cili u vra në fillim të kësaj jave.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më shumë se 30 persona u plagosën në sulmin në xhaminë në Faizabad, kryeqyteti i Badashkan.
Zëvendësguvernatori Nisar Ahmad Ahmadi u vra të martën kur vetura iu hodh në erë.
https://twitter.com/Ruptly/status/1666498001454653442
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, raporton aljazeera.
Badashkan ndodhet në veriun e largët të Afganistanit dhe ndan një kufi me Kinën dhe Taxhikistanin.
Ndryshe, Shteti Islamik edhe në të kaluarën ka organizuar kësi sulme të pajustifikueshme. /Telegrafi/