Telegrafi

Sulm në metronë e Tokios, të paktën 15 të lënduar – policia arreston një të ri me thikë në dorë

Të paktën 15 persona janë lënduar në një sulm në stacionin e metrosë në Tokio të Japonisë.

Policia japoneze ka arritur të arrestoj një 20-vjeçar me thikë në dorë, dhe po heton raportimet nëse ka pasur sulm me lëndë kimike, transmeton Telegrafi.

I dyshuari kishte spërkatur vagonin me lëndë djegëse dhe më pas i kishte vënë zjarrin. E policia po tenton të konstatoj nëse lënda djegëse ishte një lloj kimikali.

Incidenti ka ndodhur vetëm dy javë pasi një 45-vjeçar u arrestua, pasi theri me thikë dy burra në stacionin Ueno në Tokio.

Që të dy viktimat janë hospitalizuar, e i dyshuari mbante thikë në dorë dhe pas intervenimit të policisë është arrestuar. /Telegrafi/