Telegrafi

Sulm masiv me të vrarë në Moskë, Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të thërrasë nesër një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me të shtënat në Moskë.

Sipas mediumit nova.rs, Vuçiq seancën e ka caktuar për në orën nëntë të mëngjesit.

Lexo po ashtu Autoritetet ruse konfirmojnë: Të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur pas sulmit masiv në Moskë

Kujtojmë se të shtënat kanë ndodhur në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë.

Të paktën pesë persona të maskuar me uniformë kanë hapur zjarr.

Theksojmë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 janë plagosur.

Lexo po ashtu Pas të shtënave masive, digjet salla e koncerteve në Moskë - ambasada amerikane kishte paralajmëruar për sulm nga ekstremistët

Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus. /Telegrafi/