Telegrafi

Sulm i rëndë i hakerëve mbi FMN-në?

Pavarësisht se zyrtarët e FMN-së kanë dhënë pak informacion rreth këtij sulmi, gazeta prestigjoze “New York Times”, që citon një burim konfidencial, flet për një sulm serioz, qëllimi i të cilit ishte të krijonte një program në sistem për të filtruar të dhënat.

Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet se është manipuluar një prej kompiuterave në sistem, i cili do ti mundësone hakerëve të trasferonin disa prej informacioneve sekrete të kësaj organizate ndërkombëtare, por kjo mbetet e pakonfirmuar.

Sulmet kibernetike nga hakerët anonim mbi një sërë kompanishë të mëdha kanë qënë të shpeshta kohët e fundit. Deri më tani dëmtimin më të rëndë e ka pësuar Sony, pas vjedhjes së të dhënave personale të 100 përdoruesve të saj. /Telegrafi/