Site icon Telegrafi

Sulm me dronë të vegjël në kompleksin ushtarak në Iran, nuk raportohet për viktima

Dronët sulmuan një objekt ushtarak në qytetin iranian Isfahan që gjendet 270 kilometra larg Teheranit, kanë njoftuar sot zyrtarët në Teheran, raporton CNN.

“Shpërthimi ka ndodhur në një prej qendrave ushtarake të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes”, tha zëvendës-shefi i sigurisë së rajonit Isfahan, Mohammad Reza Jan-Nesari, transmeton Telegrafi.

Jan-Nesari ka shtuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por se nuk raportohet deri më tani për viktima.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, më vonë raportoi se shpërthimet janë shkaktuar nga disa dronë të vegjël.

“Ka ardhur deri te sulmi dështuar i fluturakeve të vogla pa pilot në kompleksin industrial të ministrisë së Mbrojtjes. Vetëm njëra prej tyre goditi objektivin, pasi sistemi i mbrojtjes kundërajrore është aktivizuar me kohë”, citohet IRNA duke u thirrur në burim pranë ministrisë iraniane të Mbrojtjes.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa mbetet mister shpërthimi me dron të vegjël. /Telegrafi/

 

Exit mobile version