Telegrafi

Sulm me bombë në Pakistan, nga shpërthimi i fuqishëm në Medrese humbin jetën 7 nxënës dhe 112 tjerë plagosen

Në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur brenda një shkolle ne Peshavar në veriperëndim të Pakistanit, kanë humbur jetën të paktën shtatë nxënës, kurse janë plagosur 112 tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur nxënësit po mësonin për Islamin në korridorin kryesor të medresesë Zibairi, ka bërë të ditur zyrtari policor Vakar Azim, transmeton Telegrafi.

“Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur po mësonin për Kuranin. Dikush kishe futur një qese (me bombë) në medrese”, ka deklaruar Vakar Azim për France Press.

E përdorni që kishte sjellë bombën ishte larguar nga vendi i ngjarjes para se të shpërthente, ka shtuar ky zyrtar policor nga Pakistani.

Sipas ekspertëve të sigurisë, bëhet fjalë për të paktën pesë kilogramë eksploziv që është përdorur në këtë sulm vdekjeprurës.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi të përgjakshëm, që rezultoi me shumë viktima dhe të plagosur. /Telegrafi/