Telegrafi

Sulm me bombë në Irak, vriten të paktën katër persona

Një bombë vrau katër persona në qytetin jugor të Irakut të Basrës, sulmi i parë i tillë në vitet e fundit në një pjesë të vendit që gëzonte stabilitet.

Shpërthimi pranë spitalit kryesor të qytetit me popullatë kryesisht shiitë myslimanë u shkaktua nga një motoçikletë me një mjet shpërthyes, njoftoi ushtria irakiane.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë, por dyshohet se prapa saj qëndron, Shteti Islamik.

Bombardimet në zonën e Basrës ishin të rralla, i fundit i madh ishte në vitin 2017 dhe Shteti Islamik mori përgjegjësinë në atë kohë. Autoritetet e kanë mbajtur fort zonën ku prodhohet dhe eksportohet pjesa më e madhe e naftës së këtij anëtari të OPEC.

Policia po mblidhte pjesë të trupit nga një minibus që u dëmtua rëndë nga shpërthimi. Rruga ishte e mbuluar me xhama të thyer dhe gjak.

Burime policore dhe spitalore i thanë reuters më herët se 20 persona u plagosën dhe katër u vranë. /Telegrafi/