Site icon Telegrafi

Sulm me bombë në Afganistan, vdesin 30 persona

Një sulm me bombë në një makinë ka ndodhur në Afganistanin lindor të premten, duke lënë të vdekur 30 persona në mesin e tyre edhe disa nxënës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi afër një bujtine ku thuhet se po qëndronin nxënësit, përkatësisht në qytetin Pul-e-Alam.

Dëshmitarit për sa i përket rastit në fjalë, thanë se panë çatitë të cilat po shembeshin dhe viktimat që ishin bllokuar nën rrënoja.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se kush ishte pas këtij shpërthimi.

Afganistani është përballur me rritje të dhunës që kur presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin deri më 11 shtator.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, bomba shpërtheu rreth orës 19:00 ora lokale, duke dëmtuar ndërtesa, duke përfshirë një bujtinë civile lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version