Fëmijët të cilët i janë përmbajtur menysë së shëndetshme, më mirë i kanë bërë detyrat shkollore
Nxënësit të cilët gjatë tri klasave të para të shkollës fillore kanë ngrënë perime, pemë, peshq dhe drithëra integrale, kanë marrë nota më të mira se moshatarët të cilët kryesisht kanë ngrënë mish, ëmbëlsira dhe ushqime me mëlmesa, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e studimit në të cilin kanë marrë pjesë 1600 nxënës, kanë treguar që ushqimi i shëndetshëm ndikon në lexim, shkrim dhe kuptim të më të mirë të lëndëve.
Cilësia e ushqimit është përcjellë dhe është analizuar në bazë të artikujve ushqimorë ditor, suksesit në shkollë me ndihmën e testeve të standardizuara.
Rezultatet e studimit nuk janë të lidhura me statusin social të nxënësve, aktivitetin fizik dhe ndërtimin trupor, por ekskluzivisht me artikujt ushqimorë të cilët i kanë ngrënë – ka thënë dr. Ero Hapala, njëri ndër udhëheqësit e studimit.
– Ushqimi i shëndetshëm rezultoi si faktor i rëndësishëm për mësim dhe zhvillim të aftësive të të mësuarit. /Telegrafi/