Poezi nga: Emily Dickinson
Përktheu: Alfred Kola
Suksesi – m’e ëmbla vlerë
Për ata që s’kanë fituar.
Që të shijosh nektarin
Kërkon uri të shtuar.
Asnjë Legjion i purpurt
Që flamurin sot mori
S’e jep dot përcaktimin
E fitores që korri
Sa një i rënë – drejt vdekjes –
Në vesh’t e shurdhërisë
Nga larg britma triumfi
Ndien qartë prej agonisë!