Telegrafi

Sukseset për klubin e karatesë ‘Prishtina’ nuk ndalen: Shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta

Klubi i karatesë “Prishtina” po vazhdon të tregojë formë të lartë në arenën ndërkombëtare.

Klubi kosovar i karatesë ka arritur edhe një herë të tregojë formë të lartë në të gjitha kategoritë, derisa është stolisur me disa medalje.

Ky klub arriti që të fitonte shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronztë, duke qenë ndër më të dekoruarit.

Këta ishin garuesit që morën pjesën në eventin që u mbajt në Pallatin e Sporteve Flamurtari në Vlorë “Kupa e Pavarësisë 2019”:

Antoneta Budakova 1 kata Seniore (vendi i parë)

Antoneta Budakova 1 kata Juniore (vendi i parë)

Antoneta Budakova 2 Kumite Seniore -53 kg (vendi i dytë)

Enkela Arifi 1 Kata Kadete (vendi i parë)

Enkela Arifi 2 Kumite kadete +54kg (vendi i dytë)

Danina Rexhepi 1 Kata gr 7 vjeç (vendi i parë)

Danina Rexhepi 2 kumite gr 7 vjeç -25 kg (vendi i dytë)

Nil Dresha 1 gr Kata 7 vjeç (vendi i parë)

Riga Dresha 1 gr Kata 9 vjeç (vendi i parë)

Shpata Llalloshi 1 gr Kata 8 vjeç (vendi i parë)

Elsa Mehanja 3 Kumite kadete -54kg (vendi i tretë)

Endrit Shashiva 3 kumite Senior -84 kg (vendi i tretë)

Lea Krasniqi 3 gr 9 Kata vjeç (vendi i tretë)

Lanika Rexhepi 3 kumite 9 vjeç -30 kg (vendi i tretë). /Telegrafi/