Telegrafi

Sukseset e karateistëve të KK Prishtina në turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari 2018’

Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë të dielën është mbajtur turneu ndërkombëtar i karatesë “Adem Jashari 2018”.

Në një ambient të bukur të krijuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 380 sportistëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, para afro 800 shikuesve, karateistët tanë me performancën e tyre nderuan figurën më madhështore të historisë tonë më të re, komandantin legjendar Adem Jashari.

Karateistët e KK Prishtina në këtë aktivitet treguan performancë të shkëlqyeshme duke arritur këto rezultate:

Argjend Berjani 1 kata senior
Enkela Arifi 1 kata kadete
Enkela Arifi 2 kumite kadete + 54 kg
Riga Dresha 1 kata 8 vjeç
Antoneta Budakova 2 kumite – 52 kg
Antoneta Budakova 3 kata juniore
Jon Meholli 3 kata 10 vjeç dhe
Jora Krasniqi 3 kata 11 vjeç