Telegrafi

Sukses i automobilistëve të Kosovës në garën e parë ndërkombëtare (Foto)

Automobilistët nga Kosova kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme në garën e parë ndërkombëtare pas pranimit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Në sllallomin e organizuar në Itali, “24-Slalom Citta di Campobasso”, Kosova u përfaqësua nga tetë garues, gjashtë nga të cilët morën rezultate pozitive duke u renditur në mesin e më të mirëve.

Naim Dashaj ka fituar pozitën e parë në kategorinë e tij, Bardhyl Canolli, Afrim Spahiu, Korab Bajraktari dhe Valdet Kaqandolli, përfunduan garat në pozitat e dyta të kategorive përkatëse, ndërsa Bujar Gola në kategorinë e tij doli i pesti.

Kjo garë ishte e vlefshme për kampionatin italian, por edhe për kampionatin e FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore).