Site icon Telegrafi

Suker i pafuqishëm: Duhet të na përjashtojnë për katër vite, pastaj të edukohemi!

Kombëtarja kroate e futbollit ka fituar edhe pikën e katërt në kampionatin evropian pas barazimit 2:2 me Republikën e Çekisë.

Por, hije të keqe kësaj ndeshje fantastike i hodhën skenat e dhunshme të tifozëve kroatë, e cila solli edhe të ndërprerjen e takimit për disa minuta nga ana e gjyqtarit kryesor, Mark Clattenburg, transmeton Telegrafi.

LEXO MË SHUMË: Shikojeni rrahjen masive mes tifozëve të Kroacisë dhe Çekisë (Video)

E menjëhershme ka qenë edhe deklarata e presidentit të Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Suker, i cili ka reaguar ashpër rreth incidentit të ndodhur në stadiumin e Saint Ettiene të Francës.

“Çfarë mund të them, kjo është normale për 15 vjet në shoqërinë dhe politikën kroate. Pagimi i ndëshkimeve që marrin klubet janë shkaku i gjuhës fyese që mbretëron në shkallët e stadiumeve tona. Nëse nuk mësojnë nga gabimet tona, nuk e di më ku të drejtohem. Federata Kroate e Futbollit është duke bërë punën e saj, ndërsa apelon që edhe shteti dhe institucionet të bëjnë të tyre. Ne do të kërkojmë ndihmën e policisë franceze dhe gjyqësorit tonë për të ndëshkuar personat që shkaktuan incidentet. Ndoshta nuk duhet që ta na përjashtojnë për katër vite në mënyrë që të edukohemi. Paramendoni se çka do të thotë kjo për futbollin tonë. Jemi të pafuqishëm, zemra më dhemb. Diçka është e kalbur në vendin tonë dhe kjo sjellje meriton zero tolerancë”, tha Suker pas incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version