Site icon Telegrafi

Suhareka realizon fazën e parë të Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

Në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës të martën është zhvilluar faza e parë e Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e IX-të.

Në këtë garë, sipas njoftimit të Komunës, kanë marrë pjesë 413 nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta të Suharekës.

Aty thuhet se aktiviteti është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për vitin shkollor 2024-2025, përkatësisht memorandumit mes ministrive përkatëse të dy shteteve, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, DKA-ja në Suharekë për organizimin e garës dhe vlerësimin e testeve, ka formuar komisione të posaçme, duke siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka vlerësuar këtë olimpiadë si një mundësi të rëndësishme për nxënësit që të tregojnë njohuritë e tyre dhe uroi të gjithë pjesëmarrësit për suksese të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version