Telegrafi

Suhareka kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi eliminoi Vjosën

Suhareka ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Vjosa me rezultat 1-0 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ekipi therandas është bërë skuadra e katërt që ka siguruar tashmë kalimin në gjysmëfinale, duke qenë ekipi i vetëm që vjen nga Liga e Parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe të luftuar nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër rasteve, asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më kërkuese, patën më shumë nga loja dhe arritën ta shënojnë golin e fitores dhe të kualifikimit.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 79-të me anë të Mevlan Zekës, i cili shënoi për 0-1 dhe ky goli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Suhareka bëhet klubi i katërt që siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës, duke iu bashkuar gjigantëve si Prishtina, Drita dhe Ballkani. /Telegrafi/