Site icon Telegrafi

Suhareka hap thirrjen për mbështetjen e fermerëve me mekanizma bujqësorë

Foto ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari bazuar në marrëveshjen me Islamic Relief Kosova ka hapur thirrjen për aplikim për mekanizma bujqësorë për fermerët e kësaj ane.

Sipas njoftimit, në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2025, është paraparë subvencionimi i fermerëve me participim përmes furnizimit me tetë lloje të mekanizmave bujqësorë.

“Sektorët të cilët do të përkrahen përmes kësaj thirrje janë: 1. Pemëtaria; 2. Vreshtaria;  3. Lavërtaria; 4. Perimekultura”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e subvencionit janë që të jenë banorë të Komunës së Suharekës; të jenë fermerë të regjistruar (NIF); të jenë të gatshëm që të nënshkruajnë kontratë me kushtet e Komunës dhe Islamic Releif Kosova; të jenë të gatshëm që të kryejnë participimin prej 20% të vlerës së mekanizmit bujqësor; të dorëzojnë certifikatën e pronës dhe të aplikojnë vetëm për njërin nga mekanizmat bujqësorë.

Afati i aplikimit është deri me datën 19 mars 2025.

Të gjitha detajet tjera lidhur me këtë thirrje për aplikim mund t’i gjeni këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version