Telegrafi

Suhareka hap dyert për mërgimtarë, parkim falas në oborrin e Komunës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që oborri i kësaj komune të vihet në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e automjeteve të tyre.

Ky vendim sipas zyrtarëve komunalë është marrë me qëllim që të krijohen lehtësira për mërgimtarët gjatë sezonit të verës.

Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për mërgimtarët në mënyrë “që të kenë mundësi dhe qasje sa më të lehtë në shërbime administrative”.

Në vendimin e kryetarit thuhet se “ju lejohet hyrja në oborrin e Komunës të gjitha automjeteve private, që janë me tabela të huaja (mërgimtarëve) nga data 15.07.2024 deri me datë 30.08.2024”.

Në të njëjtën kohë sqarohet se punëtorëve të administratës së Komunës ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e Komunës për periudhën e sipërpërmendur. /Telegrafi/