Site icon Telegrafi

Suhareka forcon shërbimin e zjarrfikësve falë donacionit të mërgimtarëve

Komuna e Suharekës të hënën ka pranuar një automjet të zjarrfikësve në formë donacioni nga dy mërgimtarë, që jetojnë e punojnë në Austri.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj teksa ka falënderuar mërgimtarët me prejardhje nga Shiroka e Studençan ka bërë të ditur se automjeti në fjalë do ti shërbej komunitetit për nevoja emergjente.

“Ky kamion është parkuar në Suharekë dhe do të destinohet për Studençan, ku do të kemi një objekt të ri, nënstacionin e zjarrfikësve”, ka thënë Muharremaj, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë ka shprehur mirënjohje për mërgimtarët e Suharekës, që sipas tij çdo herë janë të gatshëm për ti plotësuar nevojat e komunitetit në vendlindje.

Ngjashëm është shprehur edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Enver Shabani, i cili ka vlerësuar lartë veprimin e mërgimtarëve nga Austria.

“Çdo donacion, çdo pajisje për zjarrfikësit është i mirëseardhur për ta dhe për qytetarët”, është shprehur Shabani, duke uruar që ky automjet të përdoret në raste të mira dhe jo të rënda. /Telegrafi/

Exit mobile version