Site icon Telegrafi

Suhareka feston 17-vjetorin e pavarësisë me program kulturor dhe artistik

Komuna e Suharekës ka njoftuar se organet lokale në bashkëpunim me shoqatat kulturore do të organizojnë program artistik për nder të shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në bashkëpunim me SHAK “Elena Gjika – Dora d’Istria” dhe GAM “Theranda” organizon program kulturor – artistik në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ, raporton Telegrafi.

Programi përfshin hapje të ekspozitës figurative me artistë nga viset mbarëkombëtare; orë poetike – letrare me promovim të librit “Proza popullore e Dukagjinit” të autorit Naim Kabashi; programi muzikor nga GAM Theranda dhe koktej për mysafirë.

“Programi mbahet në Qendrën Rinore – Shtëpia e Fellbahut, më datë 14 shkurt 2025, me fillim në ora 17:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version