Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka hedhur poshtë sugjerimet se është dashur të përjashtohej me karton të kuq në barazimin ndaj Villarrealit.
Lideri i La Ligas pati epërsi prej dy golash, por Nëndetësja e Verdhë u kthye për ta barazuar rezultatin.
Pique u ndëshkua me karton të kuq për shkak të prekjes së topit me dorë, ndërsa ai e preku edhe një herë tjetër topin me dorë në një përballje me Denis Suarez, por arbitri nuk ia dha kartonin e kuq për ta përjashtuar.
Kartoni eventual do ta linte jashtë kryendeshjes në kampionatin spanjoll kundër Real Madridit – ‘El Clasico’.
“Fillimisht, kartoni i verdhë nuk ishte i drejtë. Kjo jep fund diskutimit. Topi më goditi në gjoks”, citohet spanjolli nga Sport. /Telegrafi/