Telegrafi

Sugjerime të thjeshta për të gjetur më shumë kohë ‘për veten’

Zgjohuni më shpejt
Kjo mund të duket tmerr (veçanërisht nëse jeni gjumashe), por një orë më tepër në mëngjes, pa fëmijët, zhurmat dhe punët e përditshme, mund të jetë një nga mënyrat më relaksuese për të filluar ditën. Lexoni një revistë, hani një mëngjes të mirë, shikoni lindjen e diellit … thjesht sigurohuni të flini shpejt një natë përpara.

Bëni një shëtitje gjatë orës suaj të drekës
Ju e shpenzoni gjithë ditën me kolegët tuaj, kështu që shpenzojeni me veten tuaj këtë orë, një herë në kaq kohë. Gjeni një vend të ri për të ngrënë sandviçin tuaj, dëgjoni pak muzikë në kufje dhe fillojeni pasditen me energji dhe dinamizëm.

Bëni një takim me veten tuaj
Përpara se të rrini dhe të shikoni ditarin tuaj me shënimet e shkollës apo të punës, të burrit apo miqve, rezervoni një mbrëmje vetëm për veten tuaj; Mund të shkoni në kinema vetëm, të lini një takim në një qendër estetike a bukurie, apo thjesht të relaksoheni në dhomën tuaj të gjumit, por duke u siguruar që keni lënë udhëzime dhe nuk do të shqetësoheni.

/Telegrafi/